Drita ishte shumë pak minuta për ta marrë kreun e tabelës, por goli i Diar Prokshit në minutën e 88-të i pamundësoi gjilanasve të dalin në ‘pole position’, shkruan Gazetasheshi.com.
Tashmë skuadra e Ardian Nuhiut mbetet në vendin e dytë me 18 pikë të tubuara, aq sa ka edhe rivali i përbetuar i tyre Gjilani që këtë javë triumfoi përballë Dukagjinit minimalisht 1-0.
“Kuqebardhët’ ngriten për dy pozicione për të vazhduar njëherit luftën drejt kreut dhe së bashku me Ballkanin janë dy ekipet që kanë marrë më së shumti fitore këtë edicion (Gjithsej 6).
Barazimi ndaj Dritës në shtëpi e nxjerr Drenicën nga fundi i tabelës, ndërkohë që asgjë nuk ndryshon për Dukagjin që rikthehet të humbasë sërish.
TABELA: