Ngarkesat e mëdha që ka patur Stadiumi i Qytetit në Gjilan ka bërë që edhe tereni i këtij impianti të dëmtohej, teksa të përballur edhe me kushte të vështira atmosferike ishte e pamundur të ruhej tapeti jeshil.
Mirëpo, zyrtarët e këtij stadiumi e punëtorët që përkujdesen për mirëmbajtje kanë filluar riparimin e fushës, teksa po e bëjnë gati për ndeshjet e fundjavës, me ç’rast brenda dy ditësh do të presë dy ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com.
Fillimisht Drita luan me Flamurtarin të shtunën, ndërsa të dielen takohen Gjilani dhe Vllaznia në kuadër të javës së 25-të të Vala Superligës.