Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka deklaruar se hyrja e kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit, me dhunë ngjalli reagimin e protestuesve serbë.
Jabllanoviq këtë e ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Insajderi, teksa e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për, siç tha ai, shkaktim të një konflikti që s’po i shihet fundi.
“Mendoj se ai është thjesht një instrument shpenzues i politikës shoviniste të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Lulzim Hetemi dhe VV nuk arritën t’i rikthejnë institucionet e Kosovës në veri, por përkundrazi shkaktuan konflikte dhe tensione, fundi i të cilave nuk po shihet dhe rrezikon të jetë parathënie e një konflikti më të gjatë e më të madh me pasoja të paparashikueshme“,deklaroi ai.