Pas 68 vitesh, ish-futbollisti i parë shqiptarë nga Gjilani dhe Kosova, Jakup Berisha, që mbrojti ngjyrat e ish-Jugosllavisë, rrëfehet për padrejtësit, për shovenizmin Serb, për talentin e tij, familjën e tij, kushtet e futbollistëve dhe për futbollin e Kosovës.
Kariera futbollistike e Jakup Berishës, nuk pa dritë përshkak shovenizmit Serb.
Nuk kishte më shum se 10 vite pas luftës së dytë botërore, kur populli shqiptarë po ballafaqohej me probleme të ndryshme të jetës, ku shumë pak të rinjë shqiptarë mireshin me aktivitete sportive, por Jakup Berisha për dy vite arrinë në majet e futbollit të ish Jugosllavisë duke u bërë antarë i saj.
Berisha karierën futbollistike e filloi në moshën 15 vjeçare, ndërsa në moshën 17 vjeçare si nxënës i Normalës i arrinë ftesa ti mbroj ngjyrat e Kombëtarës së ish-Jugosllavisë.
Për talentin dhe mbrojtësin e majtë të KF C.Zvezda të Gjilanit, informacionet kishin mbërri në Beograd dhe kishin përgadit njerz të veqant nga Beogradi që Berisha me këta njerz të udhëtoj në Beograd për t’ju bashkangjitur ekspeditës së Kombëtarës së ish-Jugosllavisë në futboll.
“Isha 17 vjeqar dhe kisha një frikë të madhe, jo që nuk dija të luaj futboll por përshkak se familja ime ishte e përndjekur nga UDBA, ku më kishin pushkatuar në vitin 1944 gjyshin, Ymer Berishën dhe axhën Esat Berishën. Mbrenda 7 ditësh ishte një ndjenjë e përzier, por ju bashkova ekspeditës së futbollit të Jugosllavisë”, kujton sot 85 vjeqari, Berisha.
Për Jakup Berishën ishte ndjenjë e veqant që potencialin e tij ta shpalos më së miri, pasi ishte i vetmi nga Kosova, ndërsa kishte futbollist nga Republikat tjera nga Maqedonia , Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe nga Sllovenia.
“Më besoni askush nuk bisedonte me mua, nuk mundeshin të paramendonin të luanin me një futbollist shqiptarë në mes të Beogradit, aty kishte emra të mëdhej siq ishin Shekullarac, Shoshkiq, Galiq, Stipiq, Popoviq, Mugosha, Mlladenoviç, Kovaçeviç e shumë të tjerë, që më vonë ishin emrat më të mëdhej të
futbollit Jugosllavë dhe shumë klubeve të mëdha Evropiane.
Më i sinqerti nga të gjithë këta futbollistë ishte kroati Kovaçeviç, i cili më përkrahi gjatë tërë kohës”, thotë Berisha.
Në takimin e parë që kishin me selektorin e ish-Jugosllavis, Misha Paviq në stadiumin “Marakana” të C.Zvezda të Beogradit, për futbollistin Jakup Berisha ishte befasues.
“Fjala e parë e Paviqit ishte kush është futbollisti Jakup Berisha, u lajmrova dhe mi përkdheli flokët duke më thënë se ti do të jesh ardhmëria e futbollit të Jugosllavisë, ju jeni talenti më i madh që kam ndëgjuar ndonjëhere”, kujton sot Berisha.
Gjithashtu, Berisha tregon edhe stërivitjen e pare.
“ I bëmë stërvitjet dhe isha më i miri dhe nuk besonin se një shqiptarë mund të bën çudira me topin e futbollit, dhe selektori Paviq gjatë stërvitjeve më ndali
duke më thënë se nga sot ti do të jesh emër i madh në futbollin e Jugosllavisë”.
Sot 85 vjeçari, Jakup Berisha, i cili tërë jetën e tij i’a kushtoi arsimit duke edukuar gjenerata të tëra të nxënësve poashtu dhe futbollit, kujton momentet që për herë të pare ndëgjoi fjalën ‘shovenizëm’ në hotelin ku ishin vendosur futbollistët në Beograd.
“U vendosëm në hotel, në dhomë isha me kroatin Kovaçeviç dhe Galiqin i cili ishte nga Vojvodina, dhe bisedonim se si të luajm të nesërmën, në një moment Kovaçeviç më tha, se ti je bindshëm më i miri por ki kujdes se këta mund të të hakmirren se janë ‘shovenista’ dhe të huajin nuk e dëshirojnë e posaqërisht ty se je shqiptarë dhe në të vërtet ashtu ndodhi të nesërmën”.
Berisha, kujton momentin sikur të ndodhte sot.
“Filluam ndeshjen, isha ndër më të mirët, kisha edhe lavdata nga bashkëlojtarët , por selektori Paviq pas gjithë atyre lavdatave që mi kishte bërë dy ditë më herët, i harroi duke më thënë se je larg futbollit dhe nga ti nk ka asgjë.
Në atë moment të gjithë futbollistët u befasuan dhe mbetën pa koment, por po ju them se isha shumë ma i mire se Shekullarci që më vonë ishte futbollisti më i mirë në ish-Jugosllavi, ndërsa futbollisti kroat Kovaçeviç më vonë më tha se ky është ai ‘shovenizmi’ që të kam spjeguar dy ditë më herët”, kujton Berisha i buzqeshur.
Jakup Berisha karierën e filloi si 15 vjeçar në C.Zvezda në Gjilan, duke përfunduar karierën në vitin 1969, ndërsa gjatë karierës së tij ka mbrojtur ngjyrat në Liria (Metohia) të Prizrenit dhe në Trepçë të Mitrovicës .
Për 17 vite karierë të futbollit, Jakup Berisha si mbrojtës i majtë asnjëherë nuk është ndëshkuar me karton të verdhë e as me të kuqin.
“Ishin ato vite që referët nuk kishin kartona, por me vërejte mund të largonin nga loja por mua asnjëherë kjo nuk më ka ndodhur. Unë futbollin e kam luajtur nga pasioni që kisha duke qenë vite tejet të vështira me plotë peripeci.
Nga futbolli nuk kam fituar asgjë, kam fituar vetëm dashuri ndaj njerzve, respekt dhe nder, dhe kjo ësht arritja më e madhe e imja”.
Jakup Berisha nuk mundet pa e kujtuar edhe ikonen e boksit, trajnerin e pa përsëritshëm, Lah Nimani.
“E kam pasur shumë dashamirë të madh legjenden e boksit jo vetëm Kosovar por edhe Botëror, të madhin, Lah Nimani. Ura lidhëse me këtë njeri të madhë na ka lidhur sa ishim në shkollën e normalës, ai jo vetëm që ka qenë njeri i madh për nga karakteri, por ka qenë edhe patriot i madh. Shumë herë kemi biseduar për çështjen kombëtare dhe të gjithë energjinë e çështjës kombëtare e ka shprehur në boks dhe për këtë jam shum i lumtur pasiqë i kam ditur synimet e tij për popullin shqiptarë, si Lah Nimani popullit shqiptarë i duhet një kohë e gjatë që të shfaqet në këto troje”.
Sipas Berishës, Kosova gjithmonë ka pasur talent dhe futbollist të mëdhej, por për shkak rrethanave politike asnjëherë nuk kanë mundur të shpalosin potencialin e tyre.
“Për mua futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave në Kosovë është futbollisti nga Peja, Qemajl Nallbani. Ai ka qenë gjeni i futbollit, pastaj Rexhai Surroi, Zija Belegu, Islam Mumxhiu , Begzat Shporta e shumë të tjerë”.
Njeriu që aq shumë e deshi futbollin, por sistemi komunist Jugosllav nuk e la të përparon për shkak bindjeve politike ndaj çështjes shqiptare, Jakup Berisha zejen e trajnerit për dy vite e ushtroi në C.Zvezda të Gjilanit gjatë vititeve 1973 -75 dhe në Dritë gjatë viteve 1982-84.
Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000 ishte anëtar i kryesisë, ndërsa gjatë viteve 1992 – 1996 ishte përgjegjës i Grupit të Ferizajit.
“Ishin kohë të vështira, futbollistët tanë pushteti Serb i largoi nga stadiumet e ne me shumë futbolldashës e trima vendosëm ti vazhdojmë garat nëpër livadhet e Kosovës, duke i bërë me dije pushtetit Serb se kjo tokë është autoktone “Dardane”.
Ishim krenar dhe të lumtur që futbollistët shqiptarë, në asnjë rrethanë nuk i ndalën garat, nga zemra me plot dashuri çdo futbollisti, arbitri e çdo njeri që ofroi livadhet e tyre për fusha futbollistike, çdo donatori, nga zemra i urojë gjitha të mirat e kësaj bote, pasi ata sakrifikuan për shtetin e Kosovës, ndërsa një
falenderim i veçantë shkon për të gjithë njerzit e Federatës të cilët e udhëheqën në atë kohë, Agim Bytyqi e Rexhep Abdullahu”.shkruan Radio Star.
Klubi FC Drita, Jakup Berishën për kontributin e dhënë e ka shpallur edhe antarë nderi të këtij klubi.
Familja Berisha nëpër etapa të ndryshme dha shumë futbollist, futbollit të Kosovës, siq janë: Esat Berisha, Raif Berisha, Tajar Berisha, Ymer Berisha e Meriton Berisha.
Qyteti i Gjilanit dhe futbolli i Kosovës për jetë e mot i është mirënjohës veprës dhe kontributit të dhënë për të mirën e futbollit dhe nxënësve që aq shumë i deshti e i edukoi, Jakup Berishës./radiostargjilan.com