Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka vizituar babin e tij në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Së bashku me të ishte edhe Doari, i cili për herë të parë vizitoi xhaxhain e tij.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau emocionet e kësaj vizite familjare, duke e quajtur të veçantë.
“Sot, bashkë me Doarin, ishim për vizitë në Hagë. Hera e parë për Doarin te axhi Jakup ishte shumë emocionuese,” ka shkruar ai.
Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po përballet me akuza nga Gjykata Speciale lidhur me periudhën e luftës dhe pasluftës në Kosovë.