Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha është suspenduar nga puna.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij ku pretendon se konkursi për drejtor të RTK-së është kurdisur.
Duke njoftuar për këtë, Berisha ka shkruar në Facebook se është me fat që është gjallë, ndërsa i akuzoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kishin organizuar “sulme sistematike” kundër tij.
“Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndermarre sulme sistematike kunder meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat!Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?!
Nga perfaqesuesit e Kurtit dhe te ambasades britanike, sot ne krye te RTK, te cilet shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku ordiner eshte i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin per drejtor te RTK-se!”, ka shkruar ai.
Nese ka pak drejtësi, Berisha tha se “do te mbetet opsioni shtegdales per perballje”.