Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë 324 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme, nga ky virus rezultuan pozitivë 13 qytetarë.
Në anën tjetër, krahas testimeve, u administruan edhe një mori doza vaksinash.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.