Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se nesër greva do të vazhdojë – përkundër institimit nga MInistria e Arsimit që mësimi të fillojë nesër.
E në përputhje të kësaj kërkese të Ministrisë së Arsimit kanë dalë katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Gjilani, Podujeva, Shtimja dhe Kamenica duke kërkuar nga prindërit që të dërgojnë fëmijët në shkollë.
Por Rrahman Jasharaj thotë se kolegët e tij mësimdhënës nuk do të luahtën nga siç i quajti ai presionet.
“Më mirë do të ishte të kërkonin nga kryeministri që të zbatojë kërkesat tona”.
Kërkesë e kanë ndarjen e 100 eurove, por Qeveria përmes pakos 150 milionshe ka ndarë 50 euro.
“E përgëzojmë qeverinë për këtë, por nuk është përmbushje e kërkesës sonë”, ka thënë ai në RTK.
Ka vazhduar duke i lutur prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkolla.
“Nuk ka kush t’i mësojë sepse mësimdhënësit janë në greva”, tha Rrahmanaj.