Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë, nuk po pëlqehen nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se shefi i ekzekutivit, duket se nuk e njeh historinë e sindikalizmit në Kosovë e as në botë.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, shefi i Qeverisë, ka thënë se ka pasur sindikalistë që gjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht por që kanë mbrojtur ndërmarrjet, punëtorët, derisa tha se ka sindikalistë që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.
Por këto akuza i ka mohuar Jasharaj, për të cilat tha se marrëveshja me PAN-in ka qenë për Ligjin për vitet e 90-ta.
“Marrëveshjen është e vërtetë që e kemi lidhur, por Kurti duhet ta thotë edhe pjesën tjetër të së vërtetës. Në atë kohë çdo subjekti politik i kemi dërguar kërkesë që të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje me përmbajtjen e tekstit të njëjtë. Marrëveshja me PAN-in ka bërë që ta kemi ligjin për vitet e 90-ta, sepse atë marrëveshje e kishte nënshkruar edh kryeministri Haradinaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në emër të partisë së tij”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se nuk janë në funksion të asnjë subjekti politik, dhe se në SBASHK mbrohen interesat e të punësuarve në sektorin e arsimit.
“Kurti është dashur t’ju tregoj medieve se i ka ardhë një letër nga Brukseli, nga Unioni i Sindikatave të Evropës dhe nga Unioni i Sindikatave të Shërbimeve Publike ku është anëtare sindikata që përfaqëson zoti Blerim Syla ndërsa ne jemi anëtare te Unioni i Sindikatave të Arsimit që ka 11 miljon anëtarë dhe ata i kanë treguar se ka bërë gabim të madh që në përzierjen e parë para medieve për sindikatat”, tha Jasharaj për EO.
Teksa ka folur për kërkesat e tyre për rritje të pagave, numri një i Sindikatës së Arsimit, thotë se nuk është problem për ta ndërrimi i qeverive çdo muaj. Tutje ai ka përmendur kushtet e rënda që përballen arsimtarët në Kosovë, për të cilat thotë se ata ende punojnë me shkumës dhe shpuzë.
“Nuk kam faj unë që qeveritë te na po ndërrohen çdo pesë-gjashtë muaj, e kemi ngritur çështjen edhe të kushteve madje shpesh në emisione televizive, në bisedat për media e kam përmendur se kolegët e mi në shkollat e Kosovës ende punojnë me shkumës dhe shpuzë”, u shpreh ai.
Jasharaj tutje tha se Kurti duhet ta dijë që kur ishin në opozitë kishin qëndrim tjetër ndaj kërkesave të SBAShK-ut.
“E vërteta është se asnjë kërkesë e SBASHK-ut nuk ka ndodhë të jetë jolegjitime sepse është kërkesë e anëtarësisë dhe asnjëherë SBASHK-u nuk e ka bërë asnjë hap pa u këshilluar me anëtarësinë dhe pa i respektuar ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin mbi organizimin e grevave. Kurti duhet të ruhet se duke u përzier në sindikata po shkel ligjin mbi organizimin sindikal i cili në nenin 25 e ndalon rreptësisht përzierjen e institucioneve të shtetit”, thotë ai.
Rrahmani për Kurtin tha që ti lë sindikatat rehat. Anëtarësia vendos se kush po i udhëheq e si po i udhëheq. Tutje, ai ka paralajmëruar grevë si në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj, grevë kjo që zgjati 3 javë.
“Sveçlës për hir të sistemit arsimor, për hir së ja kemi nis një muaj më vonë i’a kemi dhënë afatin që e ka kërku deri në fund të marsit. Nëse nuk ndodh asgjë deri në fund të marsit Kurti le ta dijë se na jemi ata sikur dikur dhe të mos harroj se Haradinaj dhe qeverisë tij i kemi bërë grevë 3 javore. Ne jemi të njëjtit dhe mos të habitet dhe të dal të zbuloj gjëra të reja që nuk ekzistojnë sepse një gjë të tillë mund ta ketë edhe në fund të marsit edhe tani kur ai po udhëheq këtë qeveri”.