Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva nuk ka asnjë prapavijë politike.
Duke iu përgjigjur akuzave të Këshillit të Prindërve, Jasharaj deklaroi se kjo Sindikatë nuk bëhet dorë e zgjatur e askujt.
Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte atëherë brenda SBASHK-ut do të kishte përçarje.
“E keqja është se një pjese të prindërve dhe e individëve tjerë nga institucionet, me akuza të tilla nuk çon në zgjidhje. Ne nuk kemi mundësi të bëjmë lojëra politike, sepse SBASHK-u është i tërë Kosovës, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Anëtarët, disa e votojnë LDK-në, PDK-në, AAK-në e Nismën. Edhe po të dojë dikush të bëjë politikë, apo të bëhej dorë e zgjatur e dikujt, do të kishte përçarje. Ne nuk bëjmë politikë, ne bëjmë sindikalizëm”, deklaroi Jasharaj për Telegrafi
Kur greva ka hyrë në ditën e 10-të, kryetari i SBASHK-ut fajësoi Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë.
Jasharaj madje deklaroi se për kompensimin e orëve, vendosin mësimdhënësit e jo kryeministri.