Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj para fillimit të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se greva vazhdon, pavarësisht pakos së re që ka prezantuar sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, me të cilin i gjithë sektori publik do të mbështetet me nga 50 euro deri në fund të vitit.
“Jemi optimist se zonja presidente do të jep kontributin e saj që dialogu të jetë i vërtetë. Deri më tani ky dialog ka munguar dhe ky vendimi sot është një anshëm pa u konsultuar me sindikatat. Greva vazhdon”, tha Jasharaj.
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje të enjten që të ndërpritet greva.