Shumë aktivitete me nxënës nga lëmi të ndryshëm janë mbajtur e po mbahen në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë lidere kjo jo vetëm në komunën e Gjilanit, por edhe më gjerë.
Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur aktiviteti fundit i “Javës së Psikologjisë” i organizuar nga psikologia e shkollës znj. Kaltrina Jetishi, ku nxënëset tona prezantuan tri ndër temat më aktuale në shoqërinë tonë.
“Mentaliteti Patriarkal” u prezantua nga nxënëset Andolena Veseli, Anila Zuzaku dhe Elsë Ibrahimi.
“Pabarazia Gjinore” ka qenë temë që është prezantuara nga nxënëset Berina Rahimi, Dea Beqiri dhe Jona Beqiri.
“Trashëgimia pronësore” u prezantua nga Taulantina Xhyrishevci, Rinesa Shala dhe Tringa Shkodra.
Në këtë aktivitet e pranishme ishte edhe zyrtarja nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Majlinda Hoxha, sikurse edhe profesoreshat Besiana Gagica dhe Festa Demiri.
Ky aktivitet është moderuar nga nxënësja Aurel Shala.