Shefat e Grupeve Parlamentare janë pajtuar me konsensus të plotë që seanca për votimin e demarkacionit të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Po ashtu, mësohet se Lista Serbe me gjasë është bindur dhe do të votojë në seancën e ardhshme për ratifikimin e demarkacionit dhe kështu mbetet vetëm Vetëvendosje ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëveshjen e cila do ti sigurojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.