Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se bota ende ësht në fazë kritike. Ai është shprehur kundër hapjes së shkollave.
“Ne duam t`i shikojmë fëmijët t’u rikthehen shkollave dhe njerëzit t`u kthehen vendeve të punës, por duhet të bëhet në mënyrën e duhur dhe të sigurt”, tha ai.
Sipas tij asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka mbaruar.
“Realiteti është që ky virus përhapet lehtë. Hapja pa kontroll është një recetë drejt fatkeqësisë.”, tha ai.
Këto janë fjalët e Tedros Adhanom, kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ky mendim vjen menjëherë pas vendimit të hapjes së shkollave në shumë vende, dhe lehtësimeve të tjera që po vendosen.
Ai bën një rikujtim herë pas here së pandemia nuk ka mbaruar!