Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyjë për 6 muaj, zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, si shkak i situatës me pandeminë.
Syla është shprehur se numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 është skandaloz dhe se sa i përket menaxhimit të pandemisë, Kosova është për ‘marre e gjynah’.
Ai ndër të tjera ka thënë se mjekët janë lodhur, dërmuar, ofenduar dhe të neglizhuar
Ai i ka kërkuar presidentes shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe të formohet një grup për shpëtim nacional nga pandemia.
Postimi i plotë:
Presidentes…Kërkesë
E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…
Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.
PRESIDENTE jemi për marre e gjynah,për menaxhim të Pandemis,Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore,e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur,dermuar,ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.
Nuk po kërkoj takime,foto të qastit e lëmosh,po kërkoj njerzi dhe ndenje.
KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…
ME RESPEKT DR.Blerim Syla.