Ka ditë që qa qarkullon lajmi se do të vijë në Kosovë Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Merret vesh se Komisionari Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit KadriVeseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës dhe do të fokusohet në kërkesën e BE-së për të hequr taksën 100 për qind për mallra, që qeveria e Kosovës ia ka vënë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Është e çuditshme se Kosova e vogël dhe e getoizuar prej BE-së paska fuqi për të bërë diçka z. Komisionar që nuk u pëlqeka juve?!
Më e çuditshme është e dhëna se ju vini në muajin e veçantë në këtë ‘dhjetor’, i cili vjen vetëm njëherë në 823 vjet. Ky muaj është i mbushur me pesë ditë të hëna, më pesë ditë të shtuna dhe me pesë ditë të diela. Kinezët e cilësonin si ‘Toka e plotë e parave’!
Por ju Komisionari Hahn ngjani më shumë me gjeneralin e ushtrisë së vdekur, personazh i njohur i romanit me të njëjtin titull te Kadare!? Dhe kjo ka plotë arsyeje që është kështu:
E para, ju vini nga një Bashkësi Shtetesh që vërtet nuk keni ushtri;
E dyta, jeni po aq hipokrit sa edhe «Gjenerali» i Kadaresë, sepse jeni i pabesueshëm prej popullit të Kosovës. Ju e keni gënjyer atë, i keni thënë plot të pavërteta e në anën tjetër dëshironi prej tij t’i plotësoni dëshirat e tua sikurse ju e po ashtu edhe Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini;
E treta, ju vini në Kosovë po jeni i papeshë, sepse ashtu i keni bë punët në raport me Republikën e Kosovës. Pesë shtete të Bashkësisë prej nga ju vini si i deleguar ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran;
E katërta, kryeklasa politike me të cilët ju do të takoheni ju kanë quajtur praktikisht racist sepse e keni veçuan e izoluar popullin e Kosovës. E keni diferencuar më keq sa më s’ka. Prandaj ju është thënë botërisht se sjellja dhe veprimi i BE-së ndaj Kosovës është raciste;
E pesta, që ardhja e juaj është hipokrizi dëshmon edhe e dhëna se Kosova nga vitit 2003 e këndej është duke u marrë me krijimin e standardeve që ju jeni duke i kërkuar e ato janë plotësuar e banalizuar deri në skaj prej vetë juve;
E gjashta, ju krijuar në Republikën e Kosovës, Mision për Sundimin e Ligjit, neutral ndaj përcaktimit tonë për shtet të pavarur e sovran, krijuat dhe sollët polici, gjyqësorë e prokurori që nuk e kishit as në vendin tuaj, ju kishit fuqi ekzekutive absolute të llojit të mbretërive absolute apo te tiranive më të skajshme dhe burgosët e torturuarat kë deshët ju dhe prapë keni fytyrë e thoni se në Kosovë nuk u luftua krimi e korrupsioni?!;
E shtata, ju vini në Republikën e Kosovës e nuk keni guxim të thoni asnjë të vërtetë për qytetarët e saj. A nuk jeni skajshmërisht të mjerë ju dhe komisionarët e tjerë së bashku me strukturat e BE-së?!
«Gjenerali» i Kadaresë është ‘lule e dritë’ përballë hipokrizisë që keni ku z. Komisionar dhe kolegët e koleget tuaja në Bruksel.
E mira e këtij udhëtimi është se kësaj radhe keni një Kryeministër që nuk e ka aspak për telashe të ju thotë këta gjera pak a shumë dhe harrojeni ju peshën tuaj për ta bërë trysni për ta hequr taksën ndaj shtetit që po e trajton Kosovën si koloni ekonomike dhe po e dëmton si të ishte Kosova skllavëria e saj?!
Më mirë të mos vinit, sepse do ta kuptoni sa i papeshë jeni në Kosovë dhe sa i pavlerë jeni dhe sa jo njerëzor jeni../Indeksonline/