Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan aktualisht udhëhiqet nga një ushtrues detyre.
Drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka treguar se ajo tashmë ka dhënë dorëheqje nga ky post.
“Unë nuk jam më në krye të QKMF-së në Gjilan, kam dhënë dorëheqje”, tha ajo. Gazeta “Enigma”ka marr vesh se në pozitën e saj aktualisht është Basri Kamberi.
Kamberi tha se pas dorëheqjes së Hajdarit ai është emëruar si ushtrues detyre në këtë pozitë.
“Unë aktualisht jam si ushtrues detyre në këtë pozitë deri në hapjen e një konkursi për drejtor në QKMF”, tha Kamberi.
Në pyetjen se kur pritet të hapet ky konkurs, ai është përgjigjur se “nuk ka informacione për këtë punë”.
Kujtojmë se Arbenita Hajdari u emërua drejtoreshë e QKMF-së në Gjilan më 18 gusht të vitit 2020. /Gazeta Enigma/