Agim Zuzaku u zgjodh kryetar i deges së AAK-së duke pasuar në këtë post Rexhep Kadriun, i cili e ka udhëhequr degën për dy mandate.
Agim Zuzaku ishte një aktivist i kamotshëm i AAK, ish-drejtor komune në një mandat.
Ne një përgjigjje për “Radio Star”, ka deklaruar se pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë edhe përgjegjësinë për këto rezultate shumë zhgënjyese.
Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër, është e pamundur të bëhen reforma dhe të arrihen rezultate në një parti siç është AAK, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e kam pa të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nuk do të jem më kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan. Gjithashtu, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK.
Falënderoj të gjithë ata që i besuan vizionit tim dhe që më qëndruan afër gjat gjith kësaj kohe sa isha kryetar i degës.
Tani e tutje unë do ti kthehem punës shkencore!
________________________________
Kush është Agim Zuzaku?
Agim Zuzaku ka lindur më 21 shkurt 1979, është i martuar dhe ka një vajzë.
Z. Zuzaku me profesion është ekonomist dhe është në procedurat përfundimtare për të marrë titullin doktor i shkencave në fushën e menaxhimit.
Në Gjilan njihet si ish Drejtor i Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Gjilanit në vitin 2015-2018, ndërsa adhuruesit e sportit e njohin si Kryetar i Klubit të Volejbollit Drita dhe punëtor sportiv për shumë vite.
Shumë student në Gjilan dhe më gjerë e njohin si Asistent i Profesorit të ndjerë Prof. Dr. Rifat Blaku, ku për shumë vite asistoj dhe ligjëroj në lëndët Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore.
Aktualisht Agim Zuzaku është Këshilltar Politik i Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit z. Blerim Kuçi. Ka përvojë 20 vjeçare duke përfshirë të gjitha sektorët. Ka filluar karrierën në vitin 2000 duke menaxhuar projekte në organizatën jo qeveritare QHMNR, pastaj nga viti 2005 në administratën publike, duke menaxhuar Zyrën për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë e më pas edhe Zyrën për Integrime Evropiane në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Z. Zuzaku ka qenë edhe Këshilltar Politik në Ministrinë e Administratës Publike në vitin 2009-2011. Ndërsa, në sektorin privat ka menaxhuar kompaninë ESG e cila merret me konsulencë, trajnime dhe hartimin e studimeve të fizibilitetit.
Karrierën politike e ka filluar në vitin 2005 fillimisht si nënkryetar i të rinjve të AAK, më pastaj sekretar i Degës së AAK-së në Gjilan. Aktualisht është Nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan dhe Anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në nivelin qendror. Pritet që z. Zuzaku të marrë edhe drejtimin e Degës së AAK-së në Gjilan.
Në opinion njihet si njeri punëtor dhe i qetë, është bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë. Por, njihet edhe si i afërt me të gjitha partitë politike.