Hasan Rashiti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Kllokot.
Dorëheqjen e ka paraqitur me anë të një letre dërguar kryesisë së degës së Kllokotit, e cila është publikuar nga televizioni lokal Plus TV.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike, veçanërisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Letra e plotë e dorëheqjes:
Kuvendit të Degës në Kllokot
Kryesisë së Degës në Kllokot
DORËHEQJE NGA POZITA E KRYETARIT TË DEGËS
Duke patsur parasysh zhvillimet e fundit politike, veçanërisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot.
Me këtë akt dua që edhe në nivel dege tu hap rrugë njerëzve të rinj dhe ideve dhe energjive të reja. Falënderoj, kryesinë e Degës, kryesitë e nëndegëve, bashkëpunëtorët e mi e në veçanti anëtarësinë e LDK-së në Kllokot që për tërë këto vite më përkrahu dhe me besnikëri dhe përkushtim u rreshtua pas platformës dhe programit politik të LDK-së.
Besoj që Kuvendi i Degës shumë shpejt dhe në afate statutare do të zgjedh kryetarin e ri dhe organet e reja të Degës së LDK-së.