Qazim Rrahmanin, i cili ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
Qazim Rrahmani ishte dënuar në tetor të vitit 2018 për keqpërdorim të detyrës, derisa po punonte si zëvendësministër në Ministrinë e atëhershme të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Aktakuza e Prokurorisë thoshte se Rrahmani, deri sa ishte zëvendësministër në MPMS, nga qershori i vitit 2015 e deri në janar të vitit 2016, ka nxjerrë nga kartela bankare e destinuar për udhëtime zyrtare shumën mbi 12 mijë euro.
Tutje sipas aktakuzës, Rrahmani i kishte kthyer 7 mijë e 504 euro, ndërsa 4 mijë e 858 euro nuk i kishte kthyer në Ministri.
Gjykata e Prishtinës pasi kishte gjetur fajtor Rrahmanin, e kishte dënuar me 6 muaj burgim, dënim ky i cili me pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë eurosh.
Andaj, aktgjykimi dënues më 9 nëntor 2018