Me moton “Jep ujë, jep dashuri”, një grup të rinjsh të angazhuar dhe me ndjenjë përgjegjësie qytetare organizuan sot një aksion simbolik në qendër të qytetit të Gjilanit si dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Qëllimi i këtij aksioni ishte shpërndarja e ujit të pijshëm për qytetarët që po qëndronin në vapë të madhe, në kolonat e gjata, gjatë kësaj periudhe të fluksit veror.
“Uji në këtë temperaturë nuk është luks – është nevojë. Ndaj, sot vendosëm t’ua lehtësojmë pak pritjen bashkëqytetarëve tanë me një veprim të vogël, por me shumë dashuri,” tha Dardani gjatë shpërndarjes së ujit në shesh.
Aksioni u mirëprit nga qytetarët dhe udhëtarët që ndodheshin në kolona, të cilët falënderuan vullnetarët për këtë iniciativë.
Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit për një qasje më humane dhe më sociale ndaj qytetarëve, duke dëshmuar se veprat e vogla bëjnë ndryshime të mëdha, veçanërisht kur ato bëhen me zemër.