Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në zyrën e tij Drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e qëndrimit ditor për të moshuarit shkruan Radio Star.
Hyseni ka treguar se vlera e këtij projekti është 3.5 milionë euro dhe kjo do jetë një qendër ditore për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.
Shkrimi i plotë:
Projekti në vlerë mbi 3.5 milion euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit.
Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.
Bashkë për të mirën e përgjithshme!
#pergjilaninqeduam
#pertegjithamoshat
#pertegjithashtresat