Në lidhje me shfrytëzimin e një hapësire në objektin e ndërtuar në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit nga një ordinancë private, Halil Kastrati, përfaqësues i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, ka konfirmuar se hapësira në fjalë i është dhënë me qira një ordinance private.
Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Kastrati ka bërë të ditur se të ardhurat nga qiraja ishin paraparë të shërbenin për vetëfinancimin e objektit në Gjilan dhe për mbulimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe funksionimit të tij.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se, pas publikimit të çështjes në opinion, është zhvilluar një takim me menaxhmentin e ordinancës, ku është arritur marrëveshje për lirimin e lokalit brenda tre muajve dhe ndërprerjen e kontratës së qirasë me pajtimin e të dyja palëve.
“Ne jemi takuar me menaxhmentin e ordinancës dhe jemi dakorduar që ordinanca ta lirojë lokalin brenda tre muajve dhe që marrëveshja e qirasë të ndërpritet me pëlqimin e të dyja palëve”, ka deklaruar Halil Kastrati për RTK-në.
Kështu, si










