Gjilan – Profesori i shkencave sportive dhe trajneri i licencuar nga UEFA, Jetmir Bajrami, ka hapur zyrtarisht shkollën e futbollit Elite Future FC në Gjilan, duke sjellë një projekt serioz dhe afatgjatë për zhvillimin e talenteve të reja në futboll.
Shkolla e futbollit Elite Future FC është e dedikuar për fëmijë të moshës 6 deri në 11 vjeç, ndërsa regjistrimet tashmë janë të hapura. Stërvitjet do të fillojnë më 1 shkurt dhe do të zhvillohen tri herë në javë, me kohëzgjatje prej një ore për çdo seancë stërvitore.
Sipas drejtuesit të shkollës, qëllimi kryesor është zhvillimi profesional i fëmijëve, përmirësimi i aftësive teknike, edukimi sportiv dhe ndërtimi i disiplinës dhe lojës ekipore në një ambient të sigurt dhe motivues.
Elite Future FC ofron: Stërvitje profesionale me trajner të specializuar, zhvillim të talentit dhe aftësive teknike, edukim sportiv dhe frymë ekipore,ambient të sigurt dhe motivues për fëmijët,pjesëmarrje në gara rajonale, përfshirë Kinder Liga (Gjilan).
Trajneri Jetmir Bajrami, i cili mban titullin Master i Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencë UEFA – FFK, synon të krijojë një bazë të fortë për futbollistët e rinj dhe të kontribuojë në ngritjen e nivelit të futbollit në rajon.
Të gjithë prindërit e interesuar mund të informohen dhe të regjistrojnë fëmijët përmes kontaktit: +383 45 110 144
Rrjetet sociale: elitefuturefc
Elite Future FC vjen si një adresë e re e shpresës dhe profesionalizmit për të ardhmen e futbollit në Gjilan./Radio Star/










