Ish kryetari i OVL të UÇK-së Jeton Sherifi ka dhënë dorëheqje nga PDK në Gjilan. Sherifi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vendim të largimit nga PDK.
Njoftim publik për opinionin e gjerë dhe te gjithë simpatizantet e PDK-së.
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale në PDK-në e Gjilanit ku dhashë kontributin tim 20 vjeqar për të mirën e partisë dhe e cila parti me gjithë problemet e saj pas shkuarjes në Hagë të dy liderëve te saj nuk po e merr veten ende.
Vlerësoj se kjo parti ka denigruar dhe
anashkaluar kategoritë e dala nga lufta dhe përkrahësit e saj.
Jap DORËHEQJE nga anëtari i këshillit drejtues dega në Gjilan dhe nga kryetari i nëndegës Cernicë,Kravaricë dhe Vrapqiq.
Nder dhe respekt për të gjithë ish ushtarët dhe familjet e dëshmorëve dhe simpatizantet e kësaj partie.
Jeton Sherifi
Ish ushtar i UÇK-së
Truproje e ish udhëheqësit të UÇK-së
Ish kryetar i OVL-UÇK-së.dhe ish pjesëtar i TMK-së.
me nderime J.SH.