Jetoni Keramika, lider në sektorin e pllakave dhe sanitareve, po vazhdon zgjerimin e saj ndërkombëtar duke shënuar një arritje të rëndësishme në tregun zviceran.
Me kënaqësi njoftojmë se është arritur një marrëveshje bashkëpunimi me BM Immobilien GmbH, për furnizimin e projekteve të banimit në Zvicër me pllaka qeramike dhe pajisje sanitare me standarde të larta cilësie.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e kompanisë dhe dëshmon besimin e ndërsjellë, profesionalizmin dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe inovacionit.
Jetoni Keramika po forcon gjithnjë e më shumë pozitën e saj si një emër i besueshëm në tregjet ndërkombëtare, duke sjellë standarde evropiane të prodhimit dhe dizajnit edhe në projektet më kërkuese.
Ky bashkëpunim në Zvicër është një tjetër dëshmi e vizionit tonë për rritje të qëndrueshme dhe zgjerim të pranisë në tregjet globale./Radio Star/

