Përkitazi propozimeve të paartikuluara kombëtarisht nëpër disa portale jo serioze/
Jo, nuk duhet të vendosen shtatoret e shokut Enver, as në Tiranë, as në Shkup e as në Prishtinë. Pavarësisht se kurdoherë, nga shkenca e historisë do të çmohet si figura më e madhe e historisë kombëtare, (është përshtypja ime), tani për tani, nuk duhet të vendoset asnjë shtatore e tij në asnjë nga qytetet tona shqiptare.
Shkruan: Gani NEZIRI
-I-
Ka një mori arsyesh tejet serioze që nuk duhet të bëhet kjo gjë. Që të mos lodhi lexuesit së lexuari, po i përmend vetëm dy-tri prej arsyeve:
1. Ish të burgosurit politik antikomunist në Shqipëri që tani janë në moshë të shtyrë, të dergjur gjithandej burgjeve të rënda komuniste jo veçse që nuk do të pajtohen por, do të ndjehen të lënduar shpirtërisht aq shumë sa që nuk do të ndjehen mjaftueshëm të lirë edhe në pleqërinë e tyre të thellë.
Personalisht, edhe unë ndjehem i shqetësuar nëse ata nuk ndjehen mirë! Kujtoj se duhet të kemi konsideratën për ta, pavarësisht faktit se përfaqësojmë një ideologji politike më ndryshme nga kjo që duam ne. Madje, ndoshta pikërisht për këtë fakt?! Ndjesia e tyre irrituese për shtatoren e shokut Enver, realisht, duhet të na shqetësoi sidomos neve ish të burgosurve politik kosovar që kemi vuajtur më shumë se ata në sistemin titist-jugosllav.
Në fakt, antienveristët në Shqipëri, nuk ishin kundër interesave të Shqipërisë, ata ishin kundër politikës komuniste që zbatonte shoku Enver. Prandaj, pse t’i provokojmë ata?! Nuk kemi asnjë interes. Përkundrazi, mund të krijohen blloqe gjeneratash të reja kundër njëri tjetrit që mund t’i shkaktojnë Shqipërisë fatkeqësi të reja. Kjo do të kuptohet se shkaktari i telasheve të reja është shtatorja. Kjo nuk do të ishte as vullneti i shokut Enver, apo jo?!
2. Nëse veç 10% e popullatës janë KUNDËR kësaj ideje (jashtëkohore) do të ishte e mjaftueshme për t’u respektuar vullneti i tyre. Ndërkohë që, mendoj se ka edhe më shumë se aq që do të shprehen KUNDËR.
Prandaj, nëse vërtetën e duam Shqipërinë e lirë e të zhvilluar dhe respektin për shokun Enver, nuk duhet filluar me këso aventura që na qojnë në një tensionim të situatës. Kjo nuk do të ishte as vullneti i shokut Enver. Prandaj, As në Tiranë, as në Shkup e as në Prishtinë nuk duhet të vendoset shtatore e shokut Enver!
3. Tani jemi në përpjekje për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kjo gjë nuk do të krijonte përshtypje të mirë. Prandaj, nuk po besoj se jemi në nivel të duhur të politikës nëse bëhemi pengesë e ambicieve tona evropianë. (Ani se nuk do të duhej askush nga evropianet të përzihej në kulturën tonë historike).
-II-
Nga shumë postime që lexova në facebook, lexova shumë të deklaruar PËR duke u përpjekur të barazonin arsyen te vendosja e shtatores për mbretin Zog nga PD-ja dhe kryetari i saj Sali Berisha. Ndërkohë që unë ndjehem i lënduar me atë shtatore edhe pse nuk kam jetuar në kohën e tij. Madje, jo vetëm unë, por, edhe shumë qytetarë të tjerë që njohin sado pak historinë. Pra, për bindjen time, kjo nuk qëndron si argument bindës që të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne. Konsideroj se ishin të papërgjegjshëm kombëtarisht ata që e vendosen shtatoren e mbretit Zog, ashtu si që ishte i papërgjegjshëm për Shqipërinë edhe vet ai të cilit i dedikohet shtatorja.
Në kohën e pushtimit të Shqipërisë 1939 “naltmadhënia” e tij (mbreti Zog) nuk rezistoj as edhe dy sahat përball forcave pushtuese italiane. Prandaj, çfarë shtatore duhet të vendosim për të?! Mund t’i shkonte një shtatore duke mbledhur ari e Shqipërisë dhe duke ikur, duke i kthyer shpinën Atdheut.
Nga fakti se vendosja e shtatores së mbretit Zog na lëndon, atëherë pra, pse të vendosim ne, shtatoren e shokut Enver që do të lëndonte të tjerët?!
Afria jonë nuk mund të bëhet duke lënduar njëri-tjetrin por, duke respektuar njëri-tjetrin.
Sa më përket mua, për shokun Enver do të jepja edhe jetën, por ama, për Shqipërinë e jap edhe shokun Enver.
Kështu na ka mësuar vet ai, kurdoherë!
Vet Ai, e tha me gojë,
se një ditë do të plaket, dhe nga kjo botë do të shkoj,
Veç nëna SHQIPËRI është e përjetshme
Dhe vetëm për Të, për Të, të punojmë!