Nga Afrim Salihu
Duke pas parasysh faktin se një numër i konsideruar i prokurorëve dhe gjyqtarëve janë emëruar në pozita pa merita. Dmth gjatë konkursit nga Këshilli Gjyqësorë dhe Këshillit Pokurorial të Kosovës selektimi i të gjithë aplikantëve – kandidatët kanë qenë jo profesional dhe jomeritorë.
Nga ky konstatim faktit, sistemi i drejtësisë po vuan edhe për shkak të mungesës së profesionalizimit të tyre, sepse kandidatët e selektuar dhe të emëruar vijnë kryesisht në këto detyra të shenjëta dhe mjaftë të rëndësishme nga institucione publike si Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore, Aeroporti e institucione të pavarura publike etjera.
Pra në selektimin e kandidatëve të emrëruar në detyra me peshë për shtetin kan ardhë një % e personave në mënyrë jomeritore, sepse në sistemin e kaluar ka pas një rregull strikte, fillimisht kandidati për tu emruar në pozita të tilla, ka qenë dashtë ta kryej Fakultetin e Drejtësisë, praktikën, provimin e jurispodencës, së paku 5 vite bashkëpuntorë profesional në gjykata ose prokurori apo avokati, e tek pastaj t’i lejohet kandidimi për pozita të tilla të shejta, e meqë se sistemi i drejtësisë është pothuajse në greminën e kolapsit total, vetingu si institucion i ardhëshëm i selektimit të vëlefshmërisë për matjen e performancës të prokurorëve dhe të gjyqtarëve duhet të ndodhë sa më shpejtë.
Viti që sapo kemi hyrë dhe ndryshimet politike, po shihet si vit ideal kur duhet të fillojë procesi i vetingut në drejtësi, si formë e vetme që të kthehet besimin në sistemin e drejtësisë në vend.
Ky konstatim ka peshë dhe është i rëndësisë imidiate.
Këtë kostatim e kanë deklaruar edhe organizatat që merren me monitorimin e punës së sistemit të drejtësisë të cilët shprehen të bindur se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndryshojë pa ndodhur një proces i vetingut, pa një proces të vetingut është e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, t’i adresojnë kërkesat e qytetarëve dhe të ofrojë drejtësi të bazuar në ligj.
Për tu fuqizuar ky veprim i nevojshëm nevojitet plotësim ndryshim i kornizës ligjore, ku nënkupton edhe amendamentim të Kushtetutës, për çka për ne është e rëndësishme që të ketë vullnet politik.
Në vitet e fundit kemi konstatuar se pa pasur një proces të vetingut do të jetë pothuajse e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, sistemi i drejtësisë t’i adresojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të ofrojë një drejtësi të bazuar në ligj, të drejtë të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Dyshohet se sistemi i drejtësisë vuan nga grupe të caktuara brenda tijë që i shërbejnë politikës apo grupeve të caktuara ekonomike e grupe të intereseve të ndryshme, nga ky konstatim drejtësia përballet edhe me mungesë të profesionalizmit.
Sistemi i drejtësisë mund të pastrohet vetëm përmes një procesi të vetingut, i cili do të jetë transparent, i bazuar në ligj, i bazuar në procedurë dhe i cili garanton integritetin e këtij procesi.
Për këtë veprim emergjentë nevoitet selektimi i personave meritorë të paanshëm, të pavarur, persona të cilët e kanë dëshmuar vetvetën se janë të pakorruptuar, familjarë të devotshëm, persona profesional të cilët e njohin në thelb drejtësinë dhe funksionimin e saj, persona që kanë integritet personal dhe familjarë, persona të cilët në rrethin ku jetojnë dhe në vendin ku ushtrojnë profesionin e drejtësisë kanë integritet njerëzorë të lartë, janë të moralshëm dhe janë persona të cilët shtetin e kanë perpara gjithqkaje.
Vetëm selektimi i personave të tillë të cilët do të hartojnë evaluimin dhe pregaditjen e testimit të vetingut, do të mundë të pastrojnë sistemin e drjtësisë, të gjithë personat të cilët janë emëruar në pozitat e prokurorive dhe gjykatësve në mënyrë jomeritore duhet që vetë të japin dorëheqje ose përmes vetingut si intitucion i pastrimit të personave jomeritorë ti largojnë nga këto detyra.
Republika e Kosovës është krijuar me gjak, sakrificë dhe luftë rezistente me dekada deri në shpalljen e pavarësisë së saj në vitin 2008, andaj bazuar në këtë fakt drejtësia si tempull kryesor i funksionimit të mirëfillt të shtetit duhet që brenda Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësorë dhe të avokatisë të ketë persona profesional dhe persona të cilët selektohen me anë të meritokracisë.
Momentalisht një % e madhe e avokatëve, gjykatësve dhe prokurorëve duhet të pastrohen, sepse këto 3 shtylla me peshë për funksionimin e mirëfillt të drejtësisë brenda anëtarëve të sajë kanë anëtarë të cilët nuk i plotsojnë kushtet minimale për ta ushtruar profesionet e tilla.
Andaj sistemi i drejtësisë frenon dhe nuk jep rezulltate, sepse ka mungesë të profesionalizimit, populli i Kosovës e ka humbë besimin tek gjykata, prokuroria dhe avokatia e besa edhe te policia.
Këto 4 shtylla thelbësore kanë nevojë për veting, vetingu do ta shpetojë sistemin e drejtësisë, vetingu dhe pas sajë emrimi i personave të rinjë me meritë do ta forcojë besimin e qytetarëve kosovarë ndaj institucioneve të drejtësisë.
Funksionimi i drejtë dhe ligjor bëhet vetëm me persona profesional dhe persona meritorë, vetingu do ta forzojë edhe besimin dhe bashkpunimin nderkombëtarë, vetingu do të forzojë ekonominë kosovare, qytetarët do të jetojnë në harmoni dhe do të kthehet besimi ndaj shtetit, ekonomia do të funksionoj lirshëm dhe vrullshëm, sepse vetingu dhe emërimi i peronave meritorë në të ardhmën do të përmisojë çdo institucion publik të pavarur shtetrorë dhe sektorin privat.
Qytetari kosovarë do të ketë mbështetje shtetrore, sepse shteti me anë të mekanizmave funksional të drejtësisë do ta qortojë dhe ndëshkojë çdo person fizik ose juridik apo cilindo që shkelë ligjin dhe nuk e përkrah, por do të lirojë edhe ata persona të cilët dyshohen ose akuzohen pa bazë.
Pra drejtësia bëhet me njerzë profesional dhe meritorë dhe gabimet do të jenë minimale, sepse personat profesional gabojnë pak dhe vendimet i kanë të guximshme dhe të ligjshme, personi meritor në ushtrimin secilit profesion edhe vendimet i jep me meritë dhe masa e gabimit në % është shumë shumë e ulët.
Vetingu në drejtësi është i domosdoshëm, por që duhet të bëhet shumë kujdes se si do të organizohet ky process.
Unë mendoj se para se të fillojnë ndryshimet ligjore duhet që të krijohen kushte, kushtet dhe ndryshimet bëhen me persona të cilët i njohin fushat e drejtësisë, e pasi të krijohen kushte ligjore në harmoni me Kushtetutën e R së Kosovës edhe veprimet duhet të jenë në harmoni me ligjet konvencionale.
Kur kjo të kryhet mendoj se personat e selektuar duhet që vetingun ta kryejnë të pavarur dhe të mbyllur për publikun për një muaj në një hotel ose institucion shtetrorë ku asnjë person i emruar për ta kryer këtë detyrë të shenjtë të mos lejohen që të komunikojnë me jashtë, për pos antarëve të familjes deri sa të kyhet kë proces dhe të shpallen rezultatet e Vetingut si përfundimtar, ky izolim do të kontribojë që të menjanohet ndërhyrja nga jashtë.
Arsye thelbësore e fuqizimit të vetingut do të ishte e nevojshme jo vetëm në prokurori, gjykatë, por edhe në avokati dhe polici, gjithashtu në vitet e ardhshme revulucion duhet të ketë edhe në adminsitratën e përgjithshme shtetrore, sepse ngecja e mosfunksionimit të drejtësisë ndodhë edhe nga një % e madhe e ushtrimit të detyrës së personave jo meritorë dhe joprofesional në administratën si të gjykatave, prokurorive, por edhe të të gjitha amidnistratave shtetrore, publike dhe të shumë organeve të tjera të pavarura shtetrore, e si rezultat mosfunksionimit të administratës komplet aparati shtetrorë stagnon dhe nuk ecë tutje.
Andaj unë nuk e quaj Veting por REVULUCION I NDRYSHIMEVE të shpejta në largimin e një % të konsideruseshme në sistemin e drejtësisë duke i përfshirë gjykatësit, prokurorët, avokatët, policët dhe ndyshime të largimit të një % të konsiderueshme të të gjithë personave të cilët nuk e meritojnë ushtrimin e pozitës në administratën e këtyre institucioneve dhe në adminsitrata të të gjitha institucioneve publike, shtetrore dhe të institucioneve të pavarura shtetërore e publike të RKS, të cilët e kan bllokuar komplet funksionimin e mirëfillt të aparatit të drejtësisë në vend.