Drita ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.
Futbollisti 25-vjeçar, me përvojë në kampionatin shqiptar, kroat dhe hungarez, i bashkohet bardhekaltërve për të forcuar repartin defansiv.
Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë U21 njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë, cilësi që pritet t’i vë në shërbim të gjilanasve.
Komunikata e plotë:
FC Drita me kënaqësi njofton afrimin e lojtarit të ri në radhët e saj, mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.
25-vjeçari, i cili ka përvojë në kampionatin shqiptar, kroat e hungarez, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defansiv. Pëllumbi është gjithashtu ish-përfaqësues i Shqipërisë U21 dhe njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë.
FC Drita e mirëpret Jorgo Pëllumbin në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.
Mirë se erdhe, Jorgo!
#ForcaDrita