Trajneri i njohur shqiptar Miral Josa ka hedhur poshtë raportimet e fundit se refuzoi postin e kryetrajnerit të Dritës shkaku i pagës, duke deklaruar se vendosi shkaku i arsyeve personale.
Që disa ditë ka raportime të vazhdueshme që Josa ishte favoriti për ta zëvendësues Arsim Thaqin që kishte dhënë dorëheqje ditë më parë.
Shkurtimisht për Nacionalen, Josa tha se e refuzoi skuadrën gjilanase shkaku i disa arsyeve personale, duke hedhur poshtë thashethemet se kërkoi pagë të lartë që s’mundi t’ia ofronte nënkampioni i Kosovës.
“Ka qenë disa arsye që e refuzova klubin, shumë personale. Gjithsesi i falënderoj për konsideratën”, deklaroi ai.