Ju dha lamtumira e fundit Prof. Kemajl H.Kurteshi
Familjar, miq, shokë dhe dashamirë i dhanë lamtumirën e fundit Prof, Kemajl Kurteshit.
Në nderim të veprës së tij, ishte organizuar një Akademi Përkujtimore e cila ishte mbajtur nga ora 15:00, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Në orën 17:00 ishte planifikuar edhe varrimi i prof. Kemajl Kurteshit, ku në ceremoninë e varrimit morrën pjesë familjarët, miqt, shokët dhe gjithë ata të cilët njohën nga afër z. Kurteshi.
Pas ceremonisë së varrimit, familjarët kanë njoftuar se pritjet për ngushëllime do të mbahen me datën 27, 28 dhe 29 gusht, nga ora 09:00 deri 18:00 dhe vendi për të pame do të jetë tek Qendra Sportive “Andi Sport”, në rrugë Gjilan – Stanishor.