Shkruan: Leotrim Sadiku
Sot 20 vite nga rënja heroike e babit dhe dajave tonë . Ne jemi shumë krenar për ju që dhatë jetën për këtë vend ju luftuat e fituat këtë betejë ndaj armikut, ju luftuat që ne sot të jetojmë në liri, dhe kjo ëndërr e juaja dhe e gjithë Shqiptarisë u realizu me veprën e tuaj ne sot jetojmë në liri.
Por vie pyetja si jetojmë ne pas 20 vitesh në liri ju menduat që problemi ishte vetëm largimi i regjimit serb nga Kosova, e menduat se pastaj do filloj një jetë e mirë për ne një jetë me plotë liri e me gjithë të mirat por jo nuk ndodhi ashtu, liria u fitua por tjerat gjëra si është më keq shkuan.
Lufta përfundoj dhe menduam se po fillojmë të ndërtohemi si shtet por jo asgjë nuk filloj të ndërtohej gjithqka po shkatërrohej edhe ato që kishin mbetur të ndërtuara, nga vet ne Shqipëtarët fillluam ti shkatërrojm, në vend se të hapnim fabrika të investonim në arsim, mjeksi e gjëra të rëndëshishme, ne mbyllnim fabrika dhe shkatërruam qdo gjë që ishte në favor të shtetit, dhe filluam të ndreqnin në vend të fabrikës qendra tregtare , komplekse banesore, hapje e restaurantëve dhe gjërave të tjera koti që nuk ndihmonin ekonominë e vendit pastaj hajnia si nga qeveritarët ashtu edhe nga populli që korruptoheshin për 5 euro mbushje e një thes miell e jepnim votën duke mos e menduar se me korrupcion shteti dështon dhe kshtu filluan ata qe ishin ne pushtet, fuqizoheshin edhe më shumë.
Ne u dobësuam si shtet shumë populli jonë mbeti i varfur kurse politikanët dhe bashkpuntorët e tyre jetojnë jetën si është më mirë, populli jonë nga plagat e marrura nga kjo qeveri nga ky vend që shumë e duam, vendosi që të kërkojë për një jetë më të mirë jashtë atdheut, jashtë vendit ku familjarët e tyre e dhanë jetën që ata sot të jenë të lirë.
Por për atë ëndërr që ata luftuan ne sot nuk po e gëzojmë.
Dhe një falendërim i madh për diasporën që kontriboj për shtetin e tyre/tonë dhe vazhdon të kontriboj thuajse më shumë se qeveria jonë.