Selim Bezeraj i dyshuar për plagjiaturë dhe Rifat Krasniqi, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje janë emëruar sot anëtar të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka reaguar për këtë çështje përmes një statusi në Facebook.
Ai shkruan se organizata studentore e VV-së brenda UP-së, SKV-ja ka shpërfaqë brutalisht epshin për pushtet.
“Meqë organizata studentore e LVV-së brenda Universitetit të Prishtinës (SKV, pra LVV) ia paska msy me kapë Këshillin Drejtues (KD) të UP-së, së paku do të duhej që këtë kapje ta bënte duke votuar njerëz dinjitozë për KD të UP-së, e jo me shpërfaqë aq brutalisht epshin për pushtet duke zgjedhur në organin më të lartë drejtues të UP-së njerëz që akuzohen për plagjiaturë e njerëz që nuk kanë kurrfarë vlere profesionale, shkencore e akademike. Mjerim!”, shkruan ai.
Tutje ai shton se nuk ka shpresa se arsimi në Kosovë do të përmirësohet.
“P.S.: Personalisht moti i kam qu duart dhe nuk shpresoj që arsimi në Kosovë do të përmirësohet ndonjëherë, ama atyre që ende kanë shpresë desha t’ua kujtoj një thanje t’pleqve që thotë: “Hirra bylmet e shqiptari shtet nuk ban kurrë!”. Koha po ju jep të drejtë pleqve!”, përfundon statusi i tij.
Krahas Bezerajt dhe Krasniqit në Këshillin Drejtues të UP-së sot u emëruan edhe Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.