Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit në të cilat u përfol për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se zgjedhjet komunale në Kosovë nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues/ligjor.
“Nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal (ekzekutivi dhe legjislativi) në Kosovë të mbetet pa legjitimitet. Ka kohë mjaftueshëm që deri në ditën e zgjedhjeve komunale (17 tetor 2021) situata me pandeminë në Kosovë të përmirësohet përmes masave të duhura anti-Covid, normalisht nëse partitë politike organizojnë fushatë zgjedhore në përputhje me këto masa (gjë që duhet ta bëjnë patjetër, nëse jo nga vetëdija e duhur, atëherë nga detyrimi ligjor)”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, presidentja Osmani ka ftuar në takim partitë politike më 13 shtator në orën 17:00 për të diskutuar rekomandimin e IKSHP-së dhe Taskë Forcës anti-COVID për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.
Ky rekomandim i IKSHP-së thotë se zgjedhjet lokale duhet të shtyhen.