RC Cola Drita është shpallë kampione në Ligën e Parë të Kosovës në Basketboll dhe është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Ekipi gjilanas edhe në ndeshjen e dytë finale të play-offit ia ka dalë që të mposht KB Istogun dhe me plotë meritë është rikthyer në elitë.
Hiç çerekun e parë në të cilin istogasit ishin më të mirë, në pjesë tjetër të lojës basketbollistët e Dritës kanë qenë shumë më bindës dhe në fund kanë fituar me meritë 65:84.
Në këtë ndeshje koshashënuesi më i mirë tek ekipi vendas ishte Xavier Barmore, që shënoi 24 pikë i përcjellë nga Arian Mehmeti që shënoi 20 pikë.
Pas përfundimit të ndeshjes, ekipi gjilanas është nderuar me medalje të arta, kurse kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës i ka ndarë kupën kapitenit të RC Cola Drita, Qëndrim Demi.