Pas një sëmundje të rëndë para pak minutash në spitalin e Zvicrës ka vdekur Enver Dalip Foniqi.
Enver Foniqi i lindur me 10 tetor të vitit 1973, ai jetoi bashkë me familjen e tij në Dobërçan, shkollën fillore e kreu në Dobërçan, shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Prishtinë.
Enver Foniqi pasi kreu studimet, ai shërbeu si profesor i gjuhës angleze në shkollën fillore Nazim Hikmet në Dobërçan, pas disa viteve ai shkoi në Zvicer ku jetoi dhe punoi atje.
Enver Foniqi ishte një aktvist i palodhur në shoqatën 17Shkurti, ai ishte ndër ideatorët e parë për të themeluar shoqatën në vitin 2009, pas një kohe ai u bë kryetar i shoqatës ku shërbeu sukseshëm për dy vite, ishte në ballë të organizimeve të mëdha në fshat dhe kurrë nuk është ndalur së kontribuar për të mirën e përgjithëshme.
Enveri ka lënë pas tij, gruan djalin dhe dy vajzat.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e biografis së Enverit në pika të shkurta.
Enverin gjithmonë do të jetë në zemrat tona, dhe do ta kujtojmë me mallë përjetë.
Ngushëllime familjes Foniqi, shokëve, dhe gjithë bashkfsharëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Enverin.
Me pikëllim, Shoqata 17Shkurti.Ch