Sot ka ndërruar jetë Isuf Ajeti nga Gjilani, i cili ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga vitit 2003 e deri në ditët e sotme.
Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Komisionin e Garave ndër vite, qoftë si kryetar i këtij organi e qoftë si anëtar, derisa viteve të fundit ishte këshilltar ligjor.
Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e federatës dhe futbollit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar edhe ish-bashkëpuntori i tij Malazog Hoxha, i cili ka shkruar “Prehu në paqe miku im Cufo!”, të cilën e ka shoqëruar me një foto.