Ka ndërruar jetë Adem Shabani, bibliotekar dhe ish-mësimdhënës nga fshati Përlepnicë e Gjilanit. Lajmi është bërë i ditur nga kolegë të të ndjerit nga Biblioteka e Qytetit në Gjilan, shkruan kryelajmi.com.
Në njoftimin mortor është thënë
Me dhimbje dhe shqetësim të thellë morëm lajmin se sot paska ikur përgjithmonë në amshim kolegu ynë i nderuar Adem Shabani. Arsimtari shumëvjeçar i shkollës dhe librar në Bibliotekën e fshatit Përlepnicë.
Kolektivi i Bibliotekës së Qyteti ngushëllon të gjithë familjarët, farefisin, miqtë dhe kolegët e Ademit.
Adem Shabani i lindur në vitin 1958, pasi kishte përfunduar shkollën fillore në fshat, shkollimin e mesëm dhe Akademinë Pedagogjike i ka përfunduar në Gjilan dhe më 1978 nisi të punojë mësues në fshatin Busavatë, më pas në fshatin Makresh e Vërbicë të Kmetocit e prej aty në Kmetoc. Në vitin 1999 ai është punësuar mësues në fshatin Përlepnicë në Shkollën “Skënderbeu”, ku punoi 12 vite, për të kaluar më pas në Bibliotekën e fshatit Përlepnicë. Në kohën kur ishte i ri shkquhej për aktivitete sportive në basketboll volejboll dhe ishte gjyqtari i parë i volejbollit nga Përlepnica.