Këtë të shtunë ka ndërruar jetë mësimdhënësja Shqipe Qamili – Zeka kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës. Për vite të tëra, ajo ka qenë mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” në Gjilan.
Në njoftimin e familjarëve është shkruar:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë nëna, bashkëshortja dhe motra jonë e dashur Shqipe Zeka.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me 21.04.2024 pas namazit të drekës rreth orës 13:30 në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Kujtimi i saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona.
Familja Zeka dhe Qamili
Gjilan, 20 Prill 2024.