Këtë e ka bërë të ditur Bujar Nevzati përmes llogaris së tij në facebook:
Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një përballje të shkurtër por të vështirë me virusin vrastar të pandemisë Covid-19 pushoi zemra e madhe e mësuesit Ilmi.
Bir i një familje fisnike dhe bujare – biri i Qerim Qarrit i njohur për veprimtari atdhetare në këtë anë.
Mësuesi Ilmi ishte mik – shok dhe mbi të gjitha njeri i mirë dhe i paisur me tiparet dhe vyrtytet më të mira të një edukatori ashtu siç kishte nevojë koha për popullin shqiptar.
Mësuesi Ilmi kudo që punoi la gjurmë të pashlyera, ai ishte njeri me vyrtyte të larta njerzore. Janë të rrallë njerzit si ai që në personalitetin e tyre kanë të gërshetuar vlerat më të larta njerzore si : Urtësinë, bujarinë, penadtërinë, edukimin, adhedashurinë, sinqeritetin dhe mbi të gjitha virtualitetin në komunikimin me njerzit.
Mësuesi Ilmi i takon gjeneratës së parë të mësuesve i cili tërë jetën i’a kushtoi arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, ishtë shumë i respektuar, si pedagog, i dashur dhe puntëtor i palodhur, me nxënësit e prindërit. Të gjitha këto që I thashë janë të pakëta në krahasim me veprën e madhe që e ka bërë si educator I popullit shqiptar.
Ai më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm në arsim duke nxjerr gjenerata të cilet sot janë profilet më të mira të komunës tonë.
Të tillë do ta kujtojmë ne dhe do ta ken burim frymëzimi dhe krenarie edhe brezat e rinjë, të cilin e deshi aq shumë dhe për të cilin ishte I gatshëm gjithmonë për të dhënë gjithçka që ishte në mundësinë e tij. I bëftë dritë brezave pasardhës.
Nderim pishtarit të dritës Ilmi Ibrahimi!
Lamtumirë mësues I mësuesve.
Bujar Nevzati