Keshilli i Bashkesise Islame ne Kamenice ka njoftuar se ne moshen 86 vjeqare ka vdekur Hafiz Idriz Dermaku nga Shipashnica e Poshtme e Kamenices.
I ndjeri ishte nje nga personalitetet e rralla, qofte si klerik fetar apo ne aktivitete te ndryshme, i cili shquhej me elokuence, pedanteri artikuluese, vokabular te gjere, njohuri te thella, dhe ishte i vleresuar gjithandej ne Kamenice, Gjilan si dhe ne te gjitha trevat e komunes Bujanocit e me gjere – kudo qe rastiste te takohej!
Perkitazi me vdekjen e tij kane njoftuar edhe familjare e miqe te shumte neper rrjete sociale, ndersa eshte apostrofuar fakti se varrimi do te behet ne vendlindjen e tij ne Shipashnice te Eperme te Komunes se Kamenices, sipas udhezimeve te Institucioneve perkatese (IKSHPK-se)
***
Ja dhe postimi i familjareve te te ndjerit, i shperndare ne rrjete sociale:
Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se sot, në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë Hoxha, veprimtari, veterani Hafiz Idris Ef. Dërmaku nga Shipashnica e Epërme.
Varrimi bëhet nesër në orën 10:00 në vendlindjen e tij, në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës.
Duke u nisur nga rrethanat aktuale, dhe duke i respektuar thirrjet e institucioneve gjegjëse për shmangien e tubimeve të mëdha, bëjmë thirrje që lutje për të të bëni nga vendet ku gjendeni, pa pasur nevojë të merrni pjesë në varrim.
Lusim Zotin e madh për mëshirë për shpirtin e tij! Lusim Zotin ta bëjë një prej robërve të tij të xhenetit.