Ka ndërruar jetë prof. dr. Shefki Sejdiu, ish-mësimdhënës në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge. Njoftimin e kanë bërë familjarë të të ndjerit në mbrëmjen e të dielës. Prof. dr. Shefki Sejdiu me dekada të tëra ka ligjëruar në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge prej ku kanë diplomuar gjenerata të tëra.
Ky është postimi i plotë i familjarëve:
Njoftojmë gjithë miqtë dhe familjarët se sot ndërroj jetë babai dhe gjyshi jonë i dashur, Prof.Dr. Shefki Sejdiu, duke n’a lënë gjithnjë të pikēlluar!
Për kohën e varrimit do t’iu lajmërojmë me kohë!
Me respekt,
Pleurati, Teuta. Genti dhe mbarë familja Sejdiu.