Sot në moshën 77 vjeçare, u nda nga ne me i dashuri Profesor Ramadan Neshat Ibrahimi!
Profesor Ramadani, ishte i lindur në vitin 1943 në Përlepnicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Ekonomike në Gjilan!
Ndërsa fakultetin për Gjeografi e mbaroi në Prishtinë!
Profesor Ramadani, punën si Profesor e filloi në Ferizaj në vitin 1967-1972!
Ndërsa, prej vitit 1972-1979 punoi në muzeun e Kosovës!
Nga viti 1979 deri në vitin 1998 kishte punuar në Institutin Albanologjike në Prishtinë!
Profesori jetoi pa babain jetim, por, nëna e rriti, dhe mixhallaret! Në moshën dy vjeçare, në janar të viti 1945 ne luftën e Gjilanit, ia pushkatojne babain Neshatit!
Profesor Ramadanin e dallonin qëndrimi, butësia, edukata,thjeshtësia si dhe gjërat i shtronte, por edhe gjakftofsia në reagim!
Tama ishte një intelektual i njëmendet!
Ishte, shumë komunikativ dhe shumë i dashur për familje, kushëri, miq!
Prandaj, ne si familje sot kemi dhembje, kemi humbje të mëdha, ishte një profesor i parë nga familja jonë në lëndën e Gjeografisë!
Por, profesori la pas vetë një familje të edukuar të shkolluar! Familje, për lakmi dhe që neve si kusheri na bënë krenar! Prandaj, dhimbja po e bënë të vetën, por, edhe krenaria për kushëririn është në nivelin më të lartë të mundshëm!
Prandaj, lusim perendin që edhe profesorit tonë të dashur, ta shpërblej me parajsë!
Lavdi jetës e veprës së një intelektuali, profesori Ramadan Neshat Ibrahimi!