Sot, morëm lajmin e dhimbshëm se ka ndërruar jetë, profesori dhe politikani i nderuar Sabit Tefik Jakupi!
Profesori Sabit, ishte një personalitet i veçantë! Kishte një kulturë të jashtëzakonshme në komunikim, dhe një edukatë të nivelit të lartë!
Ne përlepnicasit, kemi një kujtim të veçant për veprën e Profesorit Sabit Tefik Jakupi!
Profesori, kur ishte Sekretar Krahinor për Kulturë Rini e Sport, me kërkesën tonë, për rregullimin e Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë, pa hezitue ndau mjete me të cilat mjete u meremetue kjo Shtëpi Kulture!
Kjo Shtëpi Kulture ishte ndertue në vitin 1948, por deri me ardhjen e profesorit në postin e Sekretarit, nuk ishte meremetue asnjë herë, nuk ishte funksionale !
Fal përkushtimit të profesorit kjo shtëpi kulture u aftësua, dhe që nga viti 1983 e deri në vitin 2013 ishte Shtëpi Kulture për mbarë Anamoravën e më gjerë!
Prandaj, ne përlepnicasit kurrë nuk do ta harrojmë profesorin Sabit, na la një vepër madhështore për kulturë, art!
Lavdi, jetës e veprës së profesor Sabitit, ngushllime familjes, miqve, shokëve të profesorit! Respekt!