Ka ndërruar jetë në Gjilan veprimtari dhe afaristi i njohur, Mustafë Shala.
Mustafë Shala ishte pasardhës i denjë i familjes atdhetare të Smajl Poneshit nga Gjilani.
Mustafë Shala njihej e respektohej në Gjilan si veprimtar i përgjegjshëm dhe një ndërmarrës i suksesshëm.
Ka dhënë kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe avansimin e interesave të vendit, para luftës, përgjatë dhe pas luftës.
Ka qenë aktivist e bashkëfinancues i çdo nisme për fuqizimin e çështjeve dhe aspiratave të vendit, sidomos, në financimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mustafë Shala ishte pronar i hotelit Kristal dhe pronar i ujit Dea.
Falë punës, cilësisë dhe besimit të jashtëzakonshëm në fushën biznesore, uji Dea ka arritur të depërtojë në tryezat dhe tregjet e njohura botërore, si një prodhim me standarde të larta ndërkombëtare.