Analisti politik e ka komentuar vizitën disa ditore të kryeministrit të vendit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka theksuar se Kurti ka dështuar me këtë vizitë, duke mos u pritur në “Shtëpinë e Bardhë.
”Ka qenë vetëm në “shupë” të Shtëpisë së Bardhë”, ka theksuar Matoshi në Kanal 10.
Sipas Matoshit, vizita e Kurtit në SHBA ishte personale dhe ekskursion.
Matoshi tha se derisa Gjuriq hyn në “Shtëpinë e Bardhë” gjatë kohës sa Kurti ishte në SHBA dhe sorollatej në ‘Luginën e Silikonit’, s’ka si mos të quhet ndryshe pos ekskursion.