By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Ka shumë fëmijë që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat…
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Ka shumë fëmijë që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat…

Përditësimi i fundit: March 10, 2021 7:12 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Historia e vogëlushit, Leotrimit, padyshim që i preku zemrat e të gjithëve. Ai u vra kur ishte 7-vjeç nga forcat serbe në duart e nënës së tij, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Por kjo histori nuk është e vetme. “Ka shumë #Leotrima që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat fëmijërore…“, kështu e nisi një rrëfim gazetarja kosovare, Jehona Zhitia. Bëhet fjalë për Lulzim Rexhepin i cili u vra nga forcat serbe në moshën 4-vjeçare.

Postimi i plotë:

Ka shumë #Leotrima që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat fëmijërore…

KOVAÇICË- Shalë e Bajgorës

U nisëm me një traktor në Spitalin Ushtarak në fshatin Kovaçicë, bashkë me Hashimin edhe Mentorin djalin e dajës tim qē edhe ai ishte ushtar i UÇK-së, Mentor Imeri.

Nuk e harroj kurrë atë natë me shumë shi, ku në atë spital e takova edhe vendasen time Bahrije Kasumi e cila ishte plagos rëndë në kambë.

Bashkë përjetum tmerr e dhimbje. Aty e sollën një fëmijë 4 vjeç i cili ishte plagos n’krahët e nanës së tij #Naimes nga fshati Dobratin. Naimja erdhi e tmerrume bashkë me kunatin e saj dhe djalin e saj t’plagosur që po e mbante n’krah.

#Luli i vogël ishte plagos randë dhe po luftonte me jetën para syve tanë.

Aty ishte Dr.Faik Bllata që nuk kishte mundësi me shpëtu se nuk kishte kushte e as mjete për operim përveq një infuzioni me lugë që ja jepke nana e vet, por Luli i vogël lypke ujë kroni.

E kujtoj mirë edhe doktorin ulun jashtë n’prag t’derës që vujti e derdhi lot bashkë me neve.

Ishte hera e parë për mu që e pērjetojsha një vdekje e fryma mu nalke prej vajit kur e pashë me sytë e mi atë femijë që ndrroj jetë aq qetë e aq dhimbshëm.

Para syve e kam kur nana e tij për s’vdekuri ja vnoj kapelën n’kokë, ja veshi jaknën, ja mbathi qizmet djalit t’saj, e mori ngryk n’krahë dhe bashkë me kunatin e saj u nisën.

Naimja kur erdhi at ditë na kallxoj që mes plumbave e kishte lan edhe qikën e vogël në beshik bashkë me nanën e saj, ku ma vonë e kam kuptu prej Bahrijes që nanën ja kishin vrarë.

Pjesë e shkëputur nga rrëfimi i Vjollca Izmakut….

#Lulzimi ishte fëmiju i motrës së bashkëshortit tim #Naimes, e cila nga vuajtjet e mëdha që përjetoj në luftë u prek nga një sëmundje e rëndë dhe ndrroj jetë në moshë të re. Ajo sigurisht tash është bashkë me #Lulin, engjullin e saj të cilin forcat serbe ja vranë në duar, bashkë me nënën( gjyshen e Lulit).

Serwer thotë se Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donte Milosheviqi
Numan Baliq dënohet për sulm seksual ish-ministri i Shëndetësisë
Tetor, muaji i ndërgjegjësimit: Spitali i Gjilanit ofron skrining mamografie për gratë mbi 45 vjeçe
Mbi 200 mijë armë ilegale në Kosovë
Në vitin 2017 27 vrasje
Artikulli i mëparshëm Konfirmohet kandidatura e radhës për kryetar të LDK-së
Artikulli tjetër Ismajli takon kryetarin e OVL UÇK-së, diskutojnë për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.