Me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan.
Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve, ka shkruar në profilin e tij në facebook, ish kryeministri Haradinaj.