Ka vdekur një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe më pas i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Nijazi Uruqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi në Facebook.
“Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi. Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën”.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi.
Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe.
Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!