Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh të gjithë zëvendësministrat. Por kabinetit të tij të madh i është shtuar edhe një zëvendësministër.
Mësohet se Haradiaj ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në total, sipas të dhënave jo zyrtare, numri i zëvendësministrave arrin në mbi 70, por ende nuk janë publikuar plotësisht emrat e tyre.
Një zëvendësministër i kushton jo pak buxhetit të Kosovës, sepse ai ka një shofer, një veturë dhe një asistente.
Kujtojmë se Haradinaj kishte thënë numri i zëvendësministrave nuk e kalon atë të qeverisë Mustafa, por kjo nuk qëndron sepse në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zëvendësministra